Afganistan, 14 gusht, NOA – Zyrtarë të NATOS thanë se më shumë se 20 militantë islamikë, përfshirë luftëtarë arabë, çeçenë dhe pakistanezë, janë vrarë nga forcat e NATO-s dhe ato afgane në operacionet në juglindje të Afganistanit kundër një fraksioni taliban të ndërlidhur me Al Kaidën.
Shtetet e Bashkuara e konsiderojnë grupin Hakkani, të drejtuar nga Xhalaludin Hakkani dhe i biri i tij Siraxhudin, si njërin nga rrjetat më të rrezikshme të talibanëve.
Grupi në fjalë vepron në zonën kufitare perëndimore të Pakistanit, ku forcat amerikane nuk mund të operojnë.
NOA