Fortaleza (Brazil), 14 gusht, NOA - Një iranian është arrestuar në Brazil si i dyshuar se ka urdhëruar vrasjen e 11 njerëzve gjatë pesë vjetëve të fundit.
Farhad Marvizi raportohet se u arrestua të enjten në qytetin verilindor brazilian, Fortaleza.
Autoritetet e akuzojnë atë se ka udhëhequr një bandë, e cila ilegalisht ka trafikuar pajisje elektronike.
Policia tha se ai akuzohet se ka urdhëruar vrasjen e 11 njerëzve, të cilët mund të kishin zbuluar aktivitetet ilegale të grupit.
Dy policë, që dyshohet se i kanë ndihmuar Marvizit t’i orkestrojë vrasjet, gjithashtu janë arrestuar.
NOA