Stokholm, 14 Gusht, NOA - Bartësi i ri rekord i gjobës më të lartë të vënë ndonjëherë në botë lidhur me shkeljen e rregullave të qarkullimit rrugor, është një 37-vjeçar suedez.
Mësohet se ai është gjobitur me plot 928 mijë euro, pasi u zbulua se udhëtonte me shpejtësi 290 kilometra në orë.
Ai është fotografuar nga një aparat fotografik në aksin mes Bernit dhe Lozanës, në territorin zvicerian, dhe duke ditur preçizionin legjendar zvicerian, është për të besuar se ai ka për të paguar deri në centin e fundit.
Shuma e gjobës që është vendosur, sipas ligjit zviceran, duke marrë parasysh të ardhurat e një shoferi, u përllogarit me dëmet që mund të sillte shoferi i pamatur se kufiri i shpejtësisë. n.e/NOA