Pekin, 14 gusht, NOA - Dorje Tashi, një biznesmen i pasur në Tibet, është dënuar me burgim të përjetshëm nga autoritetet kineze dhe kjo pasi kishte ndihmuar me donacione grupe të caktuara të tibetianëve në mërgim.
Gjithçka u bë e ditur nga Urgen Tenzin, drejtori i organizatës të të drejtave të njeriut dhe demokracisë.
Sipas Tenzin, dënimi i ishte dhënë më 26 qershor në Lhasa, që është dhe kryeqyteti i rajonit autonom. Organizata humanitare tha se kjo është një manovër pas trazirave në Lhasa në vitin 2008 kundër intelektualëve tibetian, për të rritur kontrollin e autoriteteve kineze dhe si rrjedhojë të dobësohen vatrat e mospajtimit. Edhe vëllai i madh i Tashi, Dorje Tseten, u dënua me gjashtë vjet burg dhe kjo me akuzën e dërgimit të parave për një shoqëri të Dalai Lama, në mërgim nga India që nga viti 1959. Mediat kineze nuk kanë raportuar asgjë për këtë dënim. Manjati Tibetin i përket një elite të pasur që bashkëpunon me regjimin, është anëtar i Partisë Komuniste Kineze që nga viti 2003 dhe në 2005 gjithashtu u takua me presidentin kinez Hu Jintao dhe ministrin Wen Jiabao. r.b/NOA