English

Maqedonia nuk do të mbështesë rezolutën serbe për Kosovën

Shkup, 14 gusht, NOA - Republika e Maqedonisë sipas të gjitha gjasave nuk do të mbështet miratimin e rezolutës për Kosovën, të cilën Serbia e ka dorëzuar në OKB.

Sekretari shtetëror në Ministrinë e Jashtme të Maqedonisë, Abdulkadër Memedi, i pyetur për iniciativën serbe në OKB, tha se Maqedonia nuk do të marrë ndonjë vendim, i cili bie në kundërshtim me veprimet e deritanishme për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Serbia po vazhdon të kërkoj mbështetje nga Shkupi për Rezolutën e propozuar pranë OKB-së për Kosovën.

Burime pranë Ministrisë së Jashtme të Maqedonisë kanë njoftuar për përpjekjet serbe nëpërmjet rrugëve diplomatike që të mbështetet rezoluta e tyre.

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremiç nëpërmjet një letre drejtuar vendeve anëtare të OKB-së kërkon mbështetje për votimin e rezolutës së propozuar, e cila do të jetë në rend dite gjatë muajit shtator.

Kjo rezolutë deri më tani është kundërshtuar ashpër nga SHBA-të, BE-ja dhe shumë vende tjera anëtare të OKB-së.

NOA/INA

KOMENTE