English

Mori tokë me qira për të mbjellë kanabis, arrestohen 34 vjeçari

Pogradec, 14 gusht, NOA – Një 34 vjeçar është arrestuar dje në rrethin e Pogradecit me akuzën për kultivim lëndësh narkotike. 34 vjeçari Nderim Nuri Qose është ndalur nga forcat e rendit pas kontrollit në tokat e tij në fshatin Trebinjë, ku ju sekuestruan 23 rrënjë kanabis sativa.

Sipas policisë Qose e kishte marrë tokën me qira në këtë fshat dhe prej kohësh kishte mbjellë bimën narkotike.

Arrestimi i tij është bërë ditën e djeshme policia deklaron se ndaj tij ka nisur procedimi penal nga Prokuroria e Pogradecit.

NOA

KOMENTE