English

Ofendoi dhe qëlloi shefin e komisariatit, arrestohet 41-vjeçari Prenga

Tiranë, 14 Gusht, NOA – Forcat e policisë së Lezhës kanë arrestuar në flagrancë 41-vjeçarin Pjerin Prenga, me banim në fshatin Barbullojë të Lezhës.

Ato konfirmojnë për agjencinë e Lajmeve NOA se arrestimi i këtij personi u bë pasi ka refuzuar të paraqesë dokumentacionin dhe kundërshtuar me veprime aktive, duke e shtyre me duar dhe duke e tërhequr nga rrobat e ofenduar me fjalë fyese shefin e komisariatit të policisë në Lezhë, kryekomisar Bajram Hajdarmetën.

Siç mësohet, i lartpërmenduri i cili ishte duke drejtuar mjetin mikrobus për pasagjer, në vendin e quajtur Ura e Cenit afër tregut të Lezhës, ka bllokuar qarkullimin e mjeteve të tjera duke shkaktuar kaos në trafik.

Shërbimet e patrullës së përgjithshme, të cilët kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë bërë shoqërimin me forcë të të arrestuarit të lartpërmendur, i cili ka vazhduar me fjalë fyese si dhe duke kërcënuar punonjësit e policisë.

Për këtë ngjarje, u kryen të gjitha veprimet e duhura proceduriale e hetimore si dhe u bë sekuestrimi i dokumentacionit të mjetit.

Materialet iu kaluan prokurorisë së Lezhës për veprën penale të “Kundërshtimit të punonjësit të policisë së rendit publik”, parashikuar nga neni 236/2 i Kodit Penal në ngarkim të Pjerin Prengës.

n.e/NOA

KOMENTE