Peru, 13 Gusht, NOA - Sulmet e lakuriqëve të natës vampir po vazhdojnë të shkaktojnë viktima dhe kjo duke prekur dhe fëmijët e vegjël në Amazonën peruane.
Numërohen rreth 500 persona që janë kafshuar dhe katër fëmijë të vdekur.
Sulmet kanë ndodhur në fshatin e Uraqusa, në verilindje të vendit, ku jetojnë fiset indigjene Aguajun.
Aktualisht, autoritetet kanë dërguar furnizime mjekësore dhe vaksina për udhëheqësit e fiseve.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se 97% e njerëzve të kafshuar nga lakuriqët e natës vampirë tashmë është vaksinuar. Disa banorë të tjerë nuk kanë pranuar të vaksinohen.
Në javët e fundit, në ishullin e Marajos kanë vdekur 15 persona duke përfshirë këtu dhe një fëmijë. r.b/NOA