Tiranë, 14 gusht, NOA – Ka ardhur i pari reagim nga politikanët në Tiranë për ngjarjen e ndodhur dje në Himarë. Partia Socialiste ka dënuar aktin duke akuzuar qeverinë dhe institucionet si të paafta për të kontrolluar sigurinë në vend.
Deputetja e PS-së, Ermonela Felaj e cilësoi aksidentin që i mori jetën Aristotel Gumës si ngjarje që tregon paaftësinë e shtetit për të ndaluar akte të tilla vandale. Nga ana tjetër, Felaj ka kërkuar dhe reagimin e kryeministrit Sali Berisha.
Ajo e ka cilësuar të si papranueshme faktin që nuk ka asnjë përgjigje zyrtare për atë që ndodhi dje në qytetin e Himarës.
“Është e pafalshme që kryeministri nuk thotë asnjë fjalë për ngjarjen e ndodhur në Himarë”, tha Felaj.
Ajo u ndal edhe në bllokimin e rrugës dhe në problemet që u shkaktuan turistëve dhe qytetarëve që ishin për të pushuar.
NOA