English

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së viziton rajonet e përmbytura në Pakistan

Islamabad, 14 gusht, NOA - Për shkak të katastrofës së përmbytjeve, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki Moon pritet të vizitoj Pakistanin. Sipas të dhënave nga Islamabadi ai do të vizitojë zonat e përmbytura dhe do të takohet me presidentin e vendit Asif Ali Zardari si dhe me kryeministrin Jusuf Raza Gilani.

Megjithë tensionet e vazhdueshme politike mes dy vendeve, India u ka ofruar refugjatëve në vendin fqinjë ndihma në vlerë prej rreth pesë milionë dollarësh.

Në një bisedë telefonike ministri i Jashtëm indian i premtoi solidaritet homologut të tij pakistanez Qureshi.

Organizata humanitare Malteser konfirmoi rastin e parë të sigurt të kolerës në veriperëndim të vendit.

Gjashtë pacientë të tjerë dyshohet se janë të prekur nga sëmundja. Sipas Kombeve të Bashkuara deri tani një e treta e Pakistanit është prekur nga përmbytjet.

NOA/DV

KOMENTE