English

Skoci, në shitje pub-i më i izoluar i vendit

Londër, 14 Gusht, NOA - Pub-i më i izoluar në të gjithë Britaninë e Madhe, i cili përmendet edhe në librin e rekordeve Guinness është vënë në shitje me një çmim prej 790 mijë stërlinash.

"Old Forge", ndodhet në fshatin e Inverie, e vetmja qendër e banueshme në Knoydart, në Skoci.

Në këtë pub për t’u theksuar është se mundësia për të shkuar është vetëm ecja, pasi nuk ekziston një rrugë dhe duhen rreth dy ditë udhëtim në këmbë për ta arritur.

Një tjetër mënyrë për të shkuar është dhe rruga detare, e cila është e gjatë rreth 11 kilometër. r.b/NOA

KOMENTE