English

“Supervirusi”, ankthi i ri i mjekëve

Londër, 14 gusht NOA – Është një prej viruseve që ka vënë në pikëpyetje arritjet e shkencës dhe të mjekësisë. Asnjë ilaç deri më sot nuk ka arritur ta ndalojë. Viktima e parë është shënuar në Belgjikë, por origjina e llojit të ri të virusit vjen nga India dhe Pakistani.

Në Angli situata duket se është më serioze. Janë zbuluar të paktën 50 raste. Personat që kanë virusin, të gjithë kohët e fundit kanë qenë në Indi ose Pakistan. Por megjithëse bëhet fjalë për 50 raste në një kohë të shkurtër, mjekët angleze besojnë se do të arrijë në një shkallë globale dhe po punojnë për gjetjen e një ilaçi të ri.

David Livermore, një mjek në Angli thotë se virusi i njohur me emrin NDM-1 mund të ekzistojë brenda baktereve të ndryshme dhe kjo e bënë atë më të fortë sesa viruset e tjerë.

Sipas tij janë bërë analizat e para në SHBA, Kanada, Australi dhe Holanda dhe hulumtuesit ndërkombëtarë thonë se NDM-1 mund të bëhet një problem i madh global shëndetësor.

Por problemi është se deri më sot ndaj këtij virusi mund të reagohet vetëm me metoda fillestare, izolimi i të sëmurit dhe higjiena vetjake, si larje duarsh me sapun, etj.

Sipas studimeve të mjekëve shumica e personave që prekur nga virusi në Angli kanë pasur trajtime mjekësore në Pakistan dhe Indi.

Ndërsa më e çuditshëm është fakti se disa prej tyre kanë pasur trajtime mjekësore në kirurgji estetike.

Mediat angleze i kushtojnë rënësi këtij fakti, duke shtuar se virusi vjen kryesisht prej turizmit mjekësor. Ndërhyrjet kirurgjikale në Indi, sidomos ato që kanë të bëjnë me kirurgjinë kozmetike janë më të lira se në vendet perendimore, gjë që ka shtuar dhe fluksin e njerëzve.

NOA/BBC

KOMENTE