English

Virusi i ri që u reziston ilaçve shkakton viktimën e parë

Belgjikë, 14 gusht, NOA - Zyrtarët e shëndetësisë në Belgjikë thanë sot se një belg, i cili kishte pranuar trajtim mjekësor në Pakistan, është i pari që vdes nga “supervirusi”, i cila është rezistente ndaj ilaçeve.

Njeriu, emri i të cilit nuk është bërë i ditur, ishte infektuar teksa po trajtohej nga një plagë në këmbë që e kishte marrë në një aksident trafiku në Pakistan.

Belgu i infektuar u kthye në shtëpi, por pak më vonë vdiq në spital.

Ky supervirus i ri i quajtur NDM-1, që besohet se e ka origjinën nga zona e Indisë dhe Pakistanit, është rezistent ndaj antibiotikëve.

NOA

KOMENTE