English

Vriten pesë policë në Bagdad

Bagdad, 14 gusht, NOA - Persona të armatosur vranë sot pesë pjesëtarë të sigurisë në Irak.

Në sulmin e parë, policia tha se personat e armatosur vranë dy policë që ishin në gjumë në automjetin e tyre në një lagje shiite të Bagdadit.

Sulmuesit i vunë zjarrin makinës dhe ikën. Gjysmë ore më vonë, nga një makinë në lëvizje u hap zjarr ndaj disa policëve në një lagje tjetër shiite në kryeqytet.

Nuk është e qartë nëse sulmet ishin të bashkërenduara.

NOA

KOMENTE