Prishtinë, 115 gusht, NOA - Zyrtar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), kanë paralajmëruar se të mërkurën e ardhshme do t’i bëjnë publike dëshmitë që faktojnë deklarimet për zhvillimin e bisedimeve sekrete mes zyrtarëve të Qeverisë së Kosovës dhe të Serbisë.
Avni Arifi, anëtar i kryesisë së AAK-së, gjatë një konference për mediat, ka thënë të se AAK-ja është shumë e vetëdijshëm për gjërat që ka thënë dhe shqetësimin e ngritur, se ka biseda të fshehta mes Kosovës dhe Serbisë.
“Ne kemi dashur të flasim për një sekret të Qeverisë me i dhënë hapësirë të mjaftueshme Qeverisë që të sqarojë se pse kanë ndodhur takime të tilla. Kemi parë që në asnjë moment qeveria nuk e ka refuzuar vërtetësinë e takimeve, mirëpo kanë bërë tërheqje taktike, apo kanë folur se nuk do të bisedojnë kurrë për veriun apo gjëra të ngjashme. E dimë jemi të vetëdijshëm se çka kemi thënë, natyrisht po të mos kishim argumente ne nuk do të kishim hyrë në të këtë punë”, ka thënë ai.
NOA