English

Arrestohet pas dy vitesh në arrati i kërkuari për shfrytëzim prostitucioni

Korçë, 15 Gusht, NOA – Policia e Korçës ka arritur të arrestojë një të kërkuar për shfrytëzim prostitucioni. Ngjarja ka ndodhur sot gjatë orëve të para të mëngjesit dhe i arrestuari është 33 vjeçari Aurel Kote, lindur dhe banues në Korçe.

Kote kërkohej prej dy vitesh nga policia pas dhënies së vendimit nga ana e Gjykatës. Policia sqaron se arrestimi është bërë rreth orës 00:15 nga efektivat e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Korçë. Për ndalimin e tij është dashur dhe bashkëpunimi me strukturat e Policisë së Komisariatit të Pogradecit.

Policia sqaron se në bazë të hetimeve dhe të informacioneve të marra në rrugë operativë u bë e mundur lokalizimi i vendndodhjes së tij dhe pas një operacioni të mirëpërgatitur u bë dhe kapja e tij.

“Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Korçë ka urdhëruar ekzekutimin e vendimit penal te Gjykatës se Rrethit Gjyqësor Korçë, e cila e ka dënuar me 7 vjet burg për veprën penale të “Shfrytëzim prostitucioni në rrethana rënduese”.

NOA

KOMENTE