English

Daçiç merr leje të vizitojë Kosovën

Prishtinë, 15 gusht, NOA - Ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiç pritet të vizitojë sot Graçanicën, ndërsa bëhet e ditur se vizita realizohet me lejen e Prishtinës zyrtare.

Zëvendëskryeministri, Hajredin Kuçi, ka thënë se vizita e zyrtarit të lartë serb në manastirin e Graçanicës do të realizohet me lejen e institucioneve të Kosovës.

Kuçi u ka deklaruar mediave lokale se kërkesa e Daçiçit është miratuar pasi vizita e tij realizohet për qëllime fetare.

NOA

KOMENTE