English

Durrës, konflikt për motive të dobëta, plagosen dy të rinj, identifikohet autori

Durrës, 15 gusht, NOA – Pas një grindjeje për motive të dobëta janë plagosur dy të rinj nga fshati Shkozet i Durrësit.

Burime nga policia bënë të ditur se ngjarja ndodhi, vetëm para dy orësh, pra në orën 18.00, në vendin e quajtur lagjia Nr.14 e Durrësit, dhe pikërisht në afërsi të shkollës, “Hasan Koçi”.

Sipas policisë dy të rinjtë, 17 vjeçari me iniciale M.N. dhe 22 vjeçari R.R, pasi janë konfliktuar me një të tretë për motive të dobëta janë plagosur më pas me armë zjarri.

Dy të dëmtuarit janë dërguar për të marë ndihmën mjekësore pranë spitalit të qytetit, dhe më pas 22 vjeçari me iniciale R.R. është transportuar për në Tiranë, ku nga konfirmimi i mjekëve të dy ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ka kryer veprimet e para në vendngjarje dhe pohohet se është identifikuar autori i plagosjes së dy të rinjve.

Por, policia ruan anonimatin e tij, për arsye të hetimit.

Nga ana e Specialisteve të Hetimit të Krimeve ndaj Jetës dhe Lirisë së Personit në policinë e Durrësit po punohet për sqarimin e rrethanave të plota të ngjarjes, dhe kapjen e autorit të saj.

mit/NOA
KOMENTE