Londër, 15 Gusht NOA - Në Botërorin e ardhshëm të futbollit nuk do të ketë më barazime.
“Jemi duke reflektuar mbi heqjen e barazimeve në raundin e parë të kualifikimit, por edhe për eliminimin e shtesave në përgjithësi”, - këto ishin fjalët e Joseph Blater.
Kështu, menjëherë do të shkohet në penallti pas përfundimit të kohës së rregullt.
Presidenti i FIFA-s, i cili është shprehur gjithashtu dhe i disponueshëm për të instaluar kamera në vijën e portës, e bëri këtë njoftim në një intervistë, të dhënë për të përjavshmen Focus.
r.b/NOA