English

Francë, pas alarmit për bombë, rihapet për pelegrinët manastiri i Lourdes

Lourdes, 15 gusht, NOA – Pas përfundimit të kërkimeve për bombë më manastirin e njohur të Virgjëreshës së Lourdesit, në qytetin me të njëjtin emër, është rihapur para pak manastiri për pelegrinët e mbërritur aty.

Sipas autoriteteve zyrtare të prefekturës së qytetit Lourdes, nga kërkimet nuk rezultoi asnjë bombë.

Alarmi për bombë në këtë vend të shenjtë në Francë që vizitohet gjatë gjithë vitit nga pelegrinë të shumtë, erdhi në orët e drekës, kur në stacionin e policisë një telefonatë anonime sinjalizoi se në orën 15:00 do të shpërthejnë katër bomba, pikërisht në guvën ku ndodhet statuja e virgjëreshës Mari, e njohur si Virgjëresha e Lourdes.

Pas alarmit u evakuuan menjëherë mëse 30 mijë pelegrinë.

Zoja e Lourdes, është emri me të cilin Kisha Katolike romake nderon Virgjëreshën Mari, e cila iu shfaq shenjtores Bernadete Subiru, në Lourdes të Francës, nga 11 shkurti deri më 16 prill të vitit 1858.

Virgjëresha e Lourdes bën pjesë në shfaqjet mariane më të nderuara.

Me dhjetra mijëra pelegrinë shkojnë çdo vit në këtë zonë të Francës, për tu falur dhe për të ndezur qirinj, pranë vendit ku ndodhet virgjëresha.

mit/NOA
KOMENTE