English

Francë, vijnë çarçafët afrodiziakë me aroma të ndryshme për të kapërcyer krizën

Francë, 15 gusht NOA - Një kompani e vogël tekstile e Houlpines, në pjesën veriore të Francës, ka lançuar në treg pëlhura prej liri afrodiziak.

Në saj të përmbajtjes së tij me mikro-kapsula me vajra esenciale, trupi arrin të marrë erëra stimuluese në lëkurë.

“Po kërkojmë të kapërcejmë krizën”, - shpjegojnë Hacot & Colombier, kompania e cila ndodhet në zonën më të goditura nga kriza në vend. Këto çarçafë të dashurisë janë në dispozicion me aroma nga më të ndryshme, nga xhenxhefili dhe myshku e deri tek kanella.

r.b/NOA

KOMENTE