Tokio, 15 gusht, NOA - Kryeministri i Japonisë, Naoto Kan, sot e theu traditën duke mos e vizituar tempullin kundërthënës, i cili i nderon viktimat e Luftës së Dytë Botërore, në mesin e të cilëve ka edhe kriminelë të gjykuar.
Ai e ka shfrytëzuar 65 vjetorin e përfundimit të luftës, për të shprehur keqardhje për vuajtjet e fqinjëve japonezë të shkaktuara nga lufta.
Gjatë së paku 25 viteve të kaluara, zyrtarët qeveritarë të Japonisë e kanë shfrytëzuar përvjetorin, për ta vizituar tempullin Jasukuni në Tokio, vizitë kjo që i tmerron fqinjët e Japonisë.
Kryeministri Kan në fjalimin e tij, tha se Japonia u ka shkatuar “vuajtje dhe dëmtime të mëdha” shumë vendeve.
Japonia ka kapitulluar në Luftën e Dytë Botërore, disa ditë pasi Shtetet e Bashkuara i hodhën bombat atomike në qytetet Hiroshimë dhe Nagasaki.
NOA/RFE