Lezhë, 15 gusht, NOA – Policia e Lezhës ka arrestuar një 18 vjeçar, i cili plagosi me sende të forta një person.
Policia e Lezhës bën të ditur se dje në orët e pasites së vonë u arrestua Paulin Pergjini, banor në fshatin Manati të Lezhës.
Ndalimi i tij u bë, pasi të premten në orët e vona të darkës, Paulin Pergjini ka kanosur me armë zjarri dhe më pas ka goditur me sende të forta 36 vjeçarin me iniciale A.P.
Ngjarja ndodhi në lagjen e quajtur „Gurra“. Pas një sherri për motive të rëndomëta.
I plagosuri, me iniciale A.P. është banor në fshatin Lalm i Ri në komunën Kolsh të rrethit të Lezhës.
Pergjini po ndiqet penalisht për plagosje të lehtë me dashje, kanosje dhe prodhim e armëmbajtje dhe municione luftarake pa leje.
Lidhur me këtë po ndiqen në gjendje të lirë edhe vëllezërit e të arrestuarit, 22 vjeçari Bardhok Pergjini, dhe 29 vjeçari Artur Pergjini.
mit/NOA