English

LSI: Rama në çorientim total, po dëmton biznesin dhe turizmin

Tiranë, 15 gusht, NOA – Deklaratat e bëra nga Partia Socialiste për krizën ekonomike dhe marrëdhëniet me SHBA-në janë cilësuar nga Lëvizja Socialiste për Integrim si një dëmtim që selia rozë po u bënë interesave të qytetarëve.

Në një deklaratë për mediat Sekretari për Marrëdhëniet me Publikun, Ardit Çela tha se kreu i PS-së, Edi Rama po e keqpërdor partinë. “Shpreh edhe njëherë keqardhjen për çorientimin total dhe për krizën e rëndë në të cilën ka përfunduar lidershipi i Partisë Socialiste”, tha Çela.

Sipas tij deklaratat e drejtueseve të PS-së, po përpiqen të godasin ekonominë, “sidomos një nga zërat më të rëndësishëm të saj, sikurse është edhe turizmi”.

Çela u shprehet se keqpërdorimi i figurave dhe deputetëve të PS-së tregon për krizën në të cilën është futur Partia Socialiste.

Sipas Çelës kjo gjendje, “është jo vetëm dëshmi e mungesës së alternativës së lidershipit të kësaj partie, por është në të njëjtën kohë edhe mungesë skandaloze e respektit për qytetarët e këtij vendi, si dhe për të gjithë ata që kanë vendosur të pushojnë në Shqipëri, të cilët nga mëngjesi deri në darkë, janë të detyruar të durojnë edhe ndotjen që prodhojnë shpifje të tilla të organizuara”.

Nga ana tjetër, Sekretar i LSI-së është ka kërkuar nga kreu i PS-së që të heq dorë nga politika të tilla dhe ti lërë “inatet që nuk të çojnë asgjëkund” dhe të bëjë një opozitë me alternativa.

NOA

KOMENTE