English

Media publikon lajmi se ka "vdekur" për herë të tretë

SHBA, 15 gusht, NOA - Thuhet se po ndodhi një herë nuk ka gjasa të përsëritet. Por nuk nuk ka ndodhur kështu për komedianin amerikan Bill Cosby . Për herë të tretë media amerikane on-line ka publikuar lajmin se aktori ka vdekur.

Lajmi ka bërë xhiron të gjitha uebeve në SHBA dhe aktorit i është dashur sërish të dalë në televizion dhe në emisonin më të ndjekur “Larry King Show”, për të thënë “jam gjallë, mjaft më”.

Cosby ka thënë se tashmë i duhet të marrë një psikatër për të përballuar stresin që i ka shkaktuar lajmi.

Kjo nuk është hera e parë që uebet “vrasin” njerëzit e famshëm. Në muajt e fundit kjo sindromw ka prekur edhe aktorin Johnny Depp dhe rapper Kayne West.

NOA

KOMENTE