English

Meksikë, sërish luftë midis trafikantëve, vriten 23 persona në pak orë

Të paktën 23 persona mbetën të vdekur, për vetëm 24 orë dhe gjithçka ndodhi në shtetin e Chihuahua, në pjesën veriore të Meksikës. Në kufi me SHBA, ky rajon është ndër më të goditurit nga luftërat mes bandave të trafikantëve të drogës. Në mesin e viktimave, ishin dhe një çift që punonte si informatorë i policisë dhe me sa duket, sipas autoriteteve lokale, ato u vranë nga disa hajdutë makinash.

13 prej viktimave janë vrarë Ciudad Juarez, jo larg nga qyteti amerikan i El Pasos (Teksas). Një tjetër çift u vra në një qendër tregtare. Viktimat e tjera janë vrarë në lokalitete të tjera të Shtetit të Chihuahua.

r.b/NOA

KOMENTE