English

Mungesa e ujit, Serjani: Ka ardhur koha që qeveria të largohet

Tiranë, 15 gusht, NOA – Bashkia e Tiranës ka fajësuar qeverinë për mungesën e ujit në lagjet periferike të Tiranës. Në një deklaratë për mediat zëdhënësi i Bashkisë së Tiranës, Florion Serjani është shprehur se kriza e ujit në kryeqytet është shenjë keqqeverisjes dhe pjellë e korrupsionit.

Serjani është shprehur se qeveria është e paaftë që të plotësojë nevojat e qytetarëve për një prej shërbimeve më elementare siç është uji i pijshmëm. Ai ka shtuar se “ka ardhur koha që kjo qeveri të largohet”.

Serjani ka theksuar se Bashkia e Tiranës e ka gati planin që do tu mundësonte banorëve të gjithë kryeqytetit furnizimin me ujë 24 orë. Por ky plan sipas tij mbahet peng nga qeverisja e vendit.

Ai shtoi se Sauku po vuan pasojat e politikës së vjetër.

Reagimi i Bashkisë ka ardhur pas protestës që zgjati një orë mëngjesin e sotëm në Sauk. Banorët bllokuan rrugën me makina dhe me kazanët e plehrave duke mos lënë qarkullimin e makinave.

Ndërkohë që në protestë ka qenë dhe deputeti i PS-së në qarkun e Tiranës Besnik Bare.

NOA

KOMENTE