English

Obama u përgjigjet akuzave për ngritjen e xhamisë në Nju-Jork

Uashington, 15 Gusht, NOA - Pas kritikave të ashpra, presidenti amerikan, Barack Obama ka saktësuar deklaratat e tij për ngritjen e xhamisë së kontestuar në afërsi të ish-Qendrës Botërore të Tregtisë në Nju-Jork.

Obama tha se ai nuk ka thënë se është një vendim i mençur për të ndërtuar një xhami aty. Deklaratat e tij lidhen vetëm me të drejtat e qytetarëve amerikanë, ka saktësuar Obama. Të premten, presidenti amerikan kishte theksuar se bën pjesë në lirinë fetare të mund të ngresh një xhami në një truall privat.

Politikanë republikanë dhe shoqata të viktimave akuzuan presidentin se po injoron vullnetin e amerikanëve.

Shumica e qytetarëve amerikanë nuk e do ngritjen e xhamisë pranë ish-Qendrës Botërore të Tregtisë, sepse sipas tyre, ajo cenon kujtimin e viktimave të 11 shtatorit 2001.

NOA/DV

KOMENTE