Tiranë, 15 gusht, NOA – Ndërsa zgjedhjet vendore po afrojnë shtohen zërat brenda PD-së, për zhvillime brenda PD-së, në drejtimin e saj si dhe ndryshime në qeveri.
Një nga deputetët e Partisë Demokratike, Marku Marku ka theksuar sot se përpara hyrjes në zgjedhjet vendore Partia Demokratike dhe mazhoranca duhet të bëjnë një analizë të prioriteteve të saj, një analizë që sipas tij, duhej bërë edhe pas fitores në zgjedhjet e vjetshme parlamentare.
Deputeti Marku ka vlerësuar tejet investimet dhe arritjet e qeverisë në infrastrukturën rrugore.
Por, sipas Markut, tashmë nevojitet përkushtim edhe në arsim e shëndetësi, për të zgjidhur një sërë problemesh në këto dy pika të rëndësishme për shoqërinë tonë.
Deputeti i PD-së, ka nënvizuar se kjo do të mundësonte që partia më kryesore e mazhorancës qeverisëse të ketë një performancë edhe më të mirë në zgjedhjet vendore, që pritet të mbahen para verës së vitit 2011.
mit/NOA