Prishtinë, 15 gusht, NOA – Një festë familjare në Prishtinë për pak sa nuk është kthyer në një tragjedi të rëndë. Gjatë festimit, si pasojë e avujve të alkolit një prej të ftuarëve ka nxjerrë pistoletën për të qëlluar në ajër.
Por në një moment nuk ka arritur të kontrollojë drejtimin e armës dhe për pasojë ka plagosur një prej të ftuarve në këtë festë.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:00 në një banesë në lagjen “Ernest Zariqi: në kryeqytetin e Kosovës.
Policia e Kosovës nuk ka bërë të ditur identitetin e të plagosurit duke njoftuar se bëhet fjalë vetëm për një person të seksit mashkull.
“Viktima është dërguar në spital për trajtim mjekësor. I dyshuari është arrestuar dhe vullnetarisht ka dorëzuar revolen e kalibrit 7.65 mm. Në vendin e ngjarjes janë gjetur tri gëzhoja”, njofton Policia e Kosovës.
NOA