Romë, 15 gusht, NOA – Ndërsa temperaturat e larta dhe për më tepër i nxehti afrikan kanë mbërritur në vendet e Evropës, një turist italian ka zgjedhur një vend të veçantë për piknikun e tij, shatërvanin e bukur në mes të Romës, të njohur si “Fontana di Trevi”.
Turisti mësohet nga mediat italiane, ka preferuar të hajë ushqimin e marrë për piknik, dhe të lexojë një libër në këtë shatërvan.
Një mënyrë kjo edhe për të marrë ca rreze dielli.
I veshur me një bluzë blu dhe pantallona me vija turisti i është vjedhur kontrollit të rojeve të qytetit dhe është rehatuar në një pjesë të dukshme të monumentit të njohur.
Janë dashur punonjësit e zjarrëfikëses për ta zbritur turistin, që me sa duket, thonë mediat, edhe do të gjobitet.
mit/NOA