Uashington, 15 gusht, NOA – Në një intervistë dhënë rrjetit televiziv amerikan NBC, Komandanti i Forcave Amerikane dhe i forcave të NATO-s, në Afganistan, David Petraeus tha se situata e luftimeve me talebanët ka progres dhe se mund të ketë zgjerim.
Këtë deklaratë gjenerali Petraeus e bëri duke iu luftimeve të muajit korrik, ku u vranë 66 ushtarë amerikanë.
Ai i quajti këto luftime një proces me ulje dhe ngritje, duke nënvizuar se ekziston mundësia e një progresi në këto luftime me forcat talebane, ndaj dhe Petraeus do t’i kërkonte presidentit Obama se është shumë herët për të tërhequr trupat amerikane nga Afganistani.
Ndërkohë, gjenerali shtoi se lideri i al-Kaidës, Osama bin Laden, i mbetur një “ikonë” për talebanët është “i izoluar” në malet e largëta përgjatë kufirit, që lidh Afganistanin me Pakistanin.
Petraeus ka kritikuar si një vepër të dënueshme, publikimin e rreth 15 mijë dokumenteve të tjera sekrete për Afganistanin, në faqen e internetit ËikiLeaks.
mit/NOA