English

Sudan, sekuestrohen dy agjentë të OKB-së

Dy policë të trupave paqeruajtës të OKB-së dhe të Bashkimit Afrikan në rajonin sudanez në Darfur (UNAMID) janë kapur nga persona të armatosur në Nyala. Lajmi u bë i ditur po nga UNAMID. Të dy ndodheshin në më pak se 100 metra larg banesave të tyre, kur u kapën dhe më pas u larguan. Kombësia e pengjeve nuk është bërë akoma e njohur. Një zëdhënës i UNAMID tha se arsyeja e rrëmbimit ende nuk është kuptuar.

Është hera e tretë që anëtarët e UNAMID janë sekuestruar në rajonin e Darfurit në Sudan, i cili prej 7 vitesh ka qenë teatri i një lufte civile komplekse. Dy prej tyre u rrëmbyen një vit më parë dhe katër të tjerë në muajin prill, por më vonë u liruan në gjendje të mirë.

r.b/NOA

KOMENTE