Nju Jork, 16 gusht, NOA – Data e 1 korrikut të 2011-ës, duket se është e panegiocueshme për tërheqjen e trupave amerikane nga Afganistani.
Ky është vendimi zyrtar i shefit të Shtëpisë së Bardhë, Barack Obama, i cili i ka dhënë kështu një përgjigje gjeneralit Petreus, përmes zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë, Bill Burton.
Duke iu referuar komenteve të gjeneralit Petreus, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, siguroi se nuk ka mosmarrëveshje mes Presidentit dhe komandantëve të ushtrisë amerikane.
Komandanti i forcave shumëkombëshe dhe i trupave amerikane në Afganistan, gjenerali David Petreus një ditë më parë deklaroi për rrjetin televiziv NBC se nuk garantonte tërheqjen e trupave amerikane në datën e caktuar nga Presidenti.
mit/NOA