English

Akuzat e PS, Rahman Selmanllari: Unë dhe Tartari, ndërtime me leje nga Edi Rama

Tiranë, 16 Gusht 2010 NOA – Ka reaguar mbrëmjen e sotme, Rahman Selmanllari për akuzat se njerëz afër Kryeministrit janë përfshirë në afera korruptive, pasi Eduard Shalsi tha se Berisha dhe njerëzit e tij të afërt të përfshirë në konçensionin që i është dhënë bashkëshortit të deputetes së PD-së, Albana Vokshi.

Selmanllari

“Në lidhje me deklaraten e z.Shalsi te dhene sot para mediave deklaroj se ne perputhje te plote me legjislacionin ne fuqi kam regjistruar kompanine Vision Construcion se bashku me z.Arian Tartari.

Kjo kompani eshte themeluar dhe rregjistruar per zhvillimin dhe ndertimin e njeres prej zonave te Tiranes ne marveshje te plote me pronaret e tokes,te shpallur me vendim te vecante si zone prioritare nga Bashkia.

Kjo kompani nuk ka asnje asset,kontrate,qellim apo veprimtari tjeter pervec asaj ta lartepermendur.

Vetekuptohet qe i vetmi institucion shteteror me te cilin kjo kompani ka pasur dhe do te kete mardhenie, eshte Bashkia e Tiranes e cila e ka shpallur si zone prioritare per zhvillim token me te cilen ne kemi lidhur kontrate me pronaret.

Bej me dije pervec kompanise tone ne zonen dhe madje ne token ne fjale marveshje te ngjashme me pronaret kane nenshkruar dhe kompani dhe individe shume afer Edi Rames te cilet ndoshta me influencen e tyre tek i fundit kane mundesuar shpalljen e saj si zone prioritare.

Nese z.Shalsi e shikon kete sipermarje si nje histori korruptive,atehere gishtin duhet ta drejtoj, brenda institucionit te Bashkise dhe tek miqte e Kryetarit qe kane mundesuar projektin ne fjalë”, - përfundon deklarata e z.Selmanllari.

Shalsi

Partia Socialiste ka akuzuar sot kryeministrin Sali Berisha dhe njerëzit e tij të afërt të përfshirë në konçensionin që i është dhënë bashkëshortit të deputetes së PD-së, Albana Vokshi.

Nënkryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Eduard Shalsi paraqiti sot akuza të reja dhe fakte që sipas tij vërtetojnë përfshirjen në këtë afer të “Rrahman Selmanllari, i njohur ndryshe si miku i ngushtë i djalit të Berishës, apo edhe si përfaqësuesi i interesave të biznesit të familjes Berisha”.

Sipas Shalësit Rrahman Selmanllari rezulton të jetë aksioneri tjetër i kësaj kompanie.

Shalësi u shpreh se Selmanllari njihet në opinion “si një person i përfshirë drejtpërdrejt në Gërdec, Orikum apo në shumë afera të tjera pronash e biznesi në të gjithë Shqipërinë”.

Ndërkohë që me bashkëshortin e deputetes së PD-së, Selamnllari, sipas Shalësit merret me “tregtimin e karburanteve dhe vajrave lubrifikuese,” “të cilat prodhohen nga fushat e naftës e gazit që i janë falur me koncesion nga Sali Berisha, Arian Tartarit për llogari të firmës së tij, Stream Oil”.

Shalësi u shpreh se kryeministri Sali Berisha duhet të përgjigjet nëse dhënia e koncesioneve “është një fasadë për të fshehur përfshirjen e drejtpërdrejtë në biznese korruptive të anëtarëve të familjes në pushtet?”

Shalsi u shpreh se kryeministri Sali Berisha duhet të reagojë për këtë akuzë dhe për konçensionin që i është dhënë në shkelje me ligjin bashkëshortit të deputetes së PD-së, Albana Vokshi.

r.b/NOA

KOMENTE