Toronto, 16 gusht, NOA - Tenisti britanik, Andy Murray, e ka mbrojtur titullin e më të mirit në turneun Toronto Masters, pasi në finali mundi tenistin zviceran, Roger Federer me rezultat 2:0.
Takimi final Murray – Federer, ishte ndërprerë disa herë për shkak të shiut. Britaniku Murray është i katërti në listën ATP të tenistëve më të mirë të botës.
Ai në gjysmëfinale mundi tenistin aktualisht më të mirë botëror, spanjollin Rafael Nadal.
Fondi i shpërblimeve në Toronto ishte afro 2.5 milionë dollarë.
NOA