English

Arrestohen tre kosovarë në Portin e Durrësit

Durrës, 16 gusht, NOA – Policia e Durrësit ka arrestuar dje tre persona në tentativë për të kaluar pikën doganore të portit drejt Italisë. Bëhet fjalë për dy shtetas kosovarë, Bekim Gashi e Bujar Morina dhe një serb me kombësi shqiptare nga Metvegja, Hajzer Berishoviç. Arrestimi i tyre është bërë në momente të ndryshme, teksa përpiqeshin të merrnin linja të veçanta tragetesh.

Rreth orës 10.00 të ditës së djeshme u bë arrestimi i Dritan Gashit, 23 vjeç lindur në Prishtinë.

“Arrestimi tij u bë për arsye se më datë 15.08.2010, rreth orës 01.00, është kapur nga policia kufitare e Portit të Durrësit, pasi ka tentuar të kalojë kufirin për në Itali me një pasaportë jugosllave, në emër të shtetasit Bekim Gashi, me një leje qëndrimi gjermane të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara”, thuhet në njoftimin e Policisë së Durrësit.

Pak orë më vonë në Portin e Durrësit u bë dhe arrestimi i shtetasit Hajzer Berishoviç, 37 vjeç, lindur në Dukat Metvegj të Serbisë dhe banues në Nancy të Francës. Berishoviç është me kombësi shqiptare e shtetësi Serbe.

“Arrestimi i tij u bë pasi me datë 13.08.2010, rreth orës 20.00, ky shtetas është paraqitur për udhëtim në drejtim të Italisë, me një pasaporte Jugosllave në emër të tij, e cila dyshohet të jetë e falsifikuar”, sqaron policia e Durrësit.

Ndërkohë i arrestuari tjetër është Bujar Morina 26 vjeç, banues në fshatin Cikatov i Vjetër, komuna Drenac në Kosovë.

Dy ditë më parë Morina “është kapur në flagrancë, gjate përpunimit të pasagjereve nga ana e punonjësve të Policisë Kufitare të Komisariatit të Policisë Port Durrës, duke paraqitur për udhëtim në drejtim të Italisë, një pasaportë Kosovare me një vizë Shengen gjermane në emër të tij, e cila dyshohet të jetë e falsifikuar”

NOA

KOMENTE