English

Balli Kombëtar: Greqia politizoi aksidentin në Himarë për të dëmtuar turizmin

Tiranë, 16 gusht, NOA – "Politizimi i aksidentit në Himarë nga Athina është një mënyrë për të dëmtuar turizmin në bregdetin shqiptar". Ky është vlerësimi që ka dhënë për ngjarjen e fundit Partia e Ballit Kombëtar Demokrat në një deklaratë për mediat.

“Greqia, e cila po kalon një krizë të rëndë ekonomike, duke politizuar aksidente rastësore në bregdetin shqiptar nuk mendojmë se ka gjetur mënyrën e duhur për të konkurruar në fushën e turizmit përgjatë detit Jon”, thuhet në deklaratën e PBKD-së.

PBKD shprehet se dy palët e përfshira në konflikt kanë qenë shqiptarë dhe nuk duhen bërë ngjyrime etnikë. Gjithashtu vlerëson se aksidenti rrugor pranë Himarës nuk kishte asnjë arsye pse t’i kushtohej një vëmendje më e madhe se aksidentet e tjera.

“Edhe nëse palët e përfshira në aksident kanë qenë të etnive të ndryshme, megjithëse nga informacionet që kemi ata ishin të dy shqiptarë, nuk duhet të politizojmë një ngjarje të dhimbshme”, thuhet në deklaratë.

Nga ana tjetër PBK u bënë thirrje drejtuesve lokalë që të krijojnë kushtet për zhvillimin e turizmit.

“Drejtuesit lokalë të komunave dhe bashkive në bregdet kanë përgjegjësi për zhvillimin normal të sezonit turizmit, sepse ai është një çështje kombëtare, pavarësisht se ushtrohet vetëm në zona të caktuara të vendit. Drejtuesit lokalë që hapin panik, me qëllim të dëmtojnë turizmin, duhet të trajtohen si cenues të interesave kombëtare” thuhet në deklaratën e PBKD-së.

Duke u ndalur në akuzat për dhunë etnike, PBKD thekon se “historia e Ballkanit nuk ka asnjë rast që shqiptarët të kenë bërë veprime politike ose ushtarake të nxitura nga përkatësia etnike, ndërkohë që ajo është e mbushur me raste spastrimi etnik kundër shqiptarëve”, thuhet në deklaratën e PBKD-së.

NOA

VIDEOT: Reagimet politike:

{youtube}uLvWFPMv5N0{/youtube}

Pamje nga varrimi i Gumës

{youtube}sZqGswmDSWg{/youtube}

Reagon Ministria e Brendshme

{youtube}Xvxmf-7dwTY{/youtube}

KOMENTE