English

Barcelona heq dorë nga Mascherano

Barcellona heq dorë nga synimi për të sjellë në skuadër mesfushorin e Liverpulit Mascherano, ku me këtë vendim lë të hapur rrugën e Interit për të sjellë lojtarin në Milano. Guardiola nuk është i bindur për sa i përket cilësive të argjentinasit dhe ka preferuar që në këtë rol të besojë një nga lojtarët e rinj të ekipit të tij.

Vetë Mascherano pasi ka shprehur dëshirën e tij për tu larguar, është me valixhe të gatshme dhe po pret vetëm një kërkesë nga një klub i një niveli të lartë.

Kështu, duke u bazuar dhe në dëshirën e Bnetiezit, ekipi i zikaltërve mund të rikthehet sërish në skenë duke investuar paratë e fituara nga shitja e Balotellit pikërisht në mesfushorin argjentinas.

r.b/NOA

KOMENTE