Tiranë, 16 Gusht 2010 NOA - Kryeministri Sali Berisha mori sot një mesazh falenderimi nga kryeministri i Republikës së Çekisë Petr Ne?as, ku i shpreh mirënjohjen për mesazhin e urimit dërguar për marrjen e detyrës si Kryeministër i Republikës së Çekisë.
Në mesazhin e kryeministrit Ne?as drejtuar kryeministrit Berisha thuhet:
“I dashur zoti Kryeministër,
Dëshiroj t’ju shpreh mirënjohjen time për urimet e përzemërta në marrjen e detyrës si Kryeministër i Republikës së Çekisë.
Shpreh besimin se marrëdhëniet midis dy vendeve tona do të shkojnë drejt thellimit të bashkëpunimit si dhe zhvillimit të mëtejshëm të lidhjeve tona të miqësisë”.
a.r/NOA