Afganistan, 16 Gusht NOA - Janë qëlluar me gurë deri në vdekje për arsye se konsideroheshin si dashnorë. Gjithçka ka ndodhur në Afganistan, ku një burrë dhe një grua të akuzuar për shkelje kurore janë vrarë si pasojë e një dënimi të lëshuar nga talebanët. Lajmi u bë i ditur nga një zyrtar lokal.
Sipas, Mohammad Ayob, guvernator i qarkut Sahib në provincën Kunduz, femra, 23 vjeçare dhe djali, 28 janë qëlluar për vdekje sepse ato kishin një marrëdhënie.
Në dënimin e tyre morën pjesë me qindra persona, kryesisht taleban, të cilët u mblodhën për të dëgjuar vendimin.
Sipas guvernatorit, djali i martuar dhe vajza e fejuar, kishin pranuar se kishin një lidhje midis tyre. Të dy ishin sjellë para të turmës dhe me këmbë e duar të lidhura, krah për krah, u vranë. Më pas trupat u kthyen te familjet e tyre.
Vetëm disa ditë më parë talebanët ekzekutuan në rrethin e Badghis, një grua shtatzënë 40 vjeçare, Bibi Sanawbar, e cila akuzohej për marrëdhënie të paligjshme që si pasojë kishin sjellë dhe fëmijën.
r.b/NOA