Durrës, 16, gusht, NOA – Pas ekzekutimit në mes të Durrësit të 19 vjeçarit Mario Curri, për motive hakmarrjeje, policia e qytetit bregdetar ka përpiluar identikitin e autorit.
Nga veprimet e para hetimore si dhe kqyrja e vendit të ngjarjes, dhe deklarimet e dëshmitarëve okularë të saj, rezulton se Mario Curri, është vrarë me armë zjarri pistoletë, nga një person ende i piadentifikuar i moshës rreth 30 vjeç.
Sipas të dhënave që përshkruhen në identikitin e policisë autori i vrasjes kishte trup mesatar dhe i shëndoshë.
Autori e ka qëlluar viktimën me plumb në pjesën e pasme të kokës dhe është larguar në këmbë nga vendi i ngjarjes për t’i humbur gjurmët.
Ngjarja ndoshi katër ditë më parë, rreth orës 14.30 në sheshin “Pranvera” në Durës, në vendndalimin e fugonëve të qytetit.
Policia ka nisur hetimin e ngjarjes, por ende autori i saj është i lirë.
Nga të dhënat e policisë, vrasja e Mario Currit, lidhet me një vrasje të trefishtë të ndodhur në fund të janarit, ku gjetën vdekjen të vrarë në një lokal bastesh i ati i Marios, Luan Curri dhe i vëllai i tij, Ani Curri dhe një person i tretë.
Sipas të gjitha gjasave vrasjave ka ndodhur për hakmarrje duke përmbyllur kështu një seri vrasjesh të anëtarëve të familjes Curri.
Mario Curri i lindur në Itali, kishte vetëm pak ditë që ishte kthyer nga Italia.
Policia po heton intensivisht për gjetjen e autorit të kësaj vrasjeje, që përflitet se është një vrasës me pagesë i futur sipas policisë në “lojë” për dy vrasjet e mëparshme.
Materialet hetimore i kaluan për hetim të mëtejshëm prokurorisë së qytetit, ku autori i krimit akuzohet për vrasje me paramendim.
mit/NOA