English

Grabisin dyqanet në qendrën tregtare, me vlerë 1 milionë paund

Londër, 16 Gusht NOA - Kanë arritur të kryejnë një mega-grabitje në qendrën tregtare të sigurisë më të lartë në Londër. Në zemër të qytetit, një grup i hajdutësh arritën të hyjnë në Royal Exchange, gjatë natës, duke kaluar një nga portat e hekurit e cila është shumë pranë hyrjes dhe pasi thyen dritaret e dyqaneve të Omega dhe DeBeers, vodhën bizhuteri dhe objekte ari me vlerë deri në 1 milionë paund.

Bëhet fjalë për një nga grabitjet e shumta të dyqaneve të bizhuterive në kryeqytetin britanik në muajt e fundit.

Disa ditë më parë, u dënuan katër pjesëtarë të një bande, të cilët kanë grabitur 40 milionë paund në dyqanet e çmuara të Graff në Mayfair.

Kurse pak muaj më parë, disa grabitës plaçkitën dyqanet e De Beers dhe Tiffany në Qendrën Tregtare Westfield, në perëndim të Londrës. Shuma e vjedhur: 2 milionë sterlina në bizhuteri.

r.b/NOA

KOMENTE