English

Irani fillon ndërtimin e centralit të ri të uraniumit

Teheran, 16 gusht, NOA – Zyrtarë iranian thanë sot se do të fillojnë ndërtimin e centralit të tretë të uraniumit në vitin 2011, duke mos marrë parasysh apelin e fuqive botërore, të cilat kanë ndërmarrë sanksione të reja kundër Teheranit, për shkak të vazhdimit të punës së ndjeshme atomike.

Shefi i agjencisë atomike iraniane, Ali Akbar Salehi, është cituar në televizionin shtetëror, të ketë thënë se kërkimet për lokacionet e reja për 10 kapacitete për pasurim të uraniumit kanë përfunduar dhe se “ndërtimi i njërit prej këtyre kapaciteteve do të filloj në mars të vitit 2011 ose në fillim të vitit 2012”.

Aktualisht Irani e bënë pasurimin e uraniumit në centralin Natanz dhe po e ndërton kapacitetin e dytë për pasurim të uraniumit në malet Fordo, në jugperëndim të Teheranit.

NOA/RFE

KOMENTE