Paris, 16 gusht, NOA - Duke marrë parasysh katastrofën e përmbytjeve në Pakistan Presidenti i Francës Nikolas Sarkozy kërkoi krijimin e një misioni evropian për ndërhyrje në rast të katastrofave natyrore.
Ai duhet të financohet nga vendet anëtare të BE-së, shkruan Sarkozy në një letër drejtuar presidentit të Komisionit të BE-së, José Manuel Barroso.
Qeveria e tij së shpejti do të prezantojë propozime konkrete për këtë ide, siguroi presidenti francez.
NOA