Hong Kong, 16 gusht, NOA - “Ven Xiabao: Aktori më i mirë kinez”, është titulli i librit që ka dalë sot në libraritë e Hong Kongut.
Autori i librit, një disident kinez, është kërcënuar se do të dënohet me burg. Libri kritikon kryeministrin kinez, veçanërisht për qasjen e tij ndaj opozitës apo zërave kritikë.
Hong Kongu ka qenë ish koloni britanike, që i është rikthyer Kinës në vitin 1997.
Hong Kongu ka ruajtur një lloj autonomie nga Pekini dhe njerëzit kanë shumë më tepër liri e të drejta se sa në Kinën kontinentale.
NOA