English

Kosovë, arrestohen katër persona për kontrabandë me kafshë

Podujevë, 16 gusht, NOA – Policia e Kosovës ka vënë në pranga katër persona që dyshohen se bëjnë kontrabandë me kafshë nga Serbia në Kosovë.

Burime zyrtare nga policia e Kosovës thanë për agjencinë NOA se aksioni i policisë nisi sot rreth orës 02:30, pas mesnate.

Patrulla e Policisë së Podujevës ka ndaluar veturën me targa KS, në të cilën ndodhej një 32 vjeçar serb me iniciale U. T.

Pas kontrollimit të dokumentacionit policia doli në dyshimet se 32 vjeçari kishte hyrë në Kosovë në mënyrë të paligjshme, dhe për këtë ai iu dorëzua policisë kufitare të rajonit të Veriut të Kosovës.

Gjatë marrjes në pyetje sikundër bën të ditur policia, 32 vjeçari serb kishte pranuar se kishte hyrë në territorin e Kosovës në mënyrë të paligjshme dhe se në bashkëpunim me tre shqiptarë dyshohet se sjellin kafshë kontrabandë, nga Serbia në Kosovë.

Personat e arrestuar janë 32 vjeçari serb U .T., dhe tre shtetas nga Kosova, 27 vjeçari G . Zh.; 25 vjeçari M. Sh. Dhe një tjetër me iniciale B.B.

Të katër personave u është komunikuar masa e arrestit në dhomat e paraburgimit për 48 orë.

mit/NOA
KOMENTE