English

Lëkundje e fortë sizmike, në ishullin e Mauritius

Mauritius, 16 Gusht 2010 NOA - Një tërmet me magnitudë 5.8 është regjistruar në Oqeanin Indian, në një zonë në lindje të Mauritius. Diçka e tillë u njoftua nga Instituti Amerikan i Gjeofizikës (USGS).

Epiqendra e tërmetit ishte vendosur 304 kilometër në verilindje të ishullit të Rodrigues dhe në 889 kilometër në verilindje të portit-Louis, në Mauricius, sipas USGS. Siç është bërë e ditur fatmirësisht në atë kohë nuk ka pasur dëme apo viktima. Tërmeti goditi në orën lokale 07:30, në 05:30 me orën në Shqipëri.

Shërbimi Gjeologjik në SHBA tha se qendra ishte vendosur në një thellësi prej vetëm 10.65 km në një zonë jashtë arkipelagut të ishujve, të cilat njihen për bukurinë e tyre natyrore. Megjithatë, ende nuk janë dhënë lajme për sa i përket pasojave të tërmetit.

r.b/NOA

KOMENTE