English

Ndahet nga jeta parashutisti gjatë një gare, viktima e dytë brenda 24 orëve

Milano, 16 Gusht NOA Update - Një inxhinier milanez 36 vjeçar është ndarë nga jeta pas një kërcimi me parashutë pranë Castiadas, në Sardenjë. Ai është parashutisti i dytë i vdekur në 24 orë gjatë manifestimit të quajtur “Summer Boogie 2010”, e planifikuar nga 3 gusht - 3 shtator në Cagliari.

Ditën e shtunë në po të njtën mënyrë u nda nga jeta dhe 28-vjeçari nga Cagliari, Alessio Rais, i cili ishte dhe pjesë e ushtrisë. Të dy incidentet janë shkaktuar gjatë fazës së uljes.

Incidenti i Ambrogio Baseggio ndodhi pas orës 20:00 të datës 15 gusht, në raundin e fundit të hedhjeve të kësaj dite dhe është i dokumentuar nga foto të realizuara me mikro-kamera që ndodheshin tek parashutistët. Imazhet, janë në shqyrtim nga prokurori publik Paolo De Angelis dhe tregojnë telat pasuese dredha-dredha të parashutës kryesore.

Ndërkohë që Baseggio nuk ishte në gjendje për të hapur parashutën, parashutisti tjetër ja doli me sukses duke shpëtuar dhe më pas ngriti alarmin.

Në vendngjarje mbërritën menjëherë mjekët, policia e Shoqërisë së Shën Vitus dhe gjyqtari në detyrë, që urdhëroi konfiskimin e pajisjeve të Baseggio dhe ishte organizatori i këtij manifestimi parashutizmi.

r.b/NOA

KOMENTE