Pakistan, 16 Gusht NOA - Përmbytjet e lumit Indo kanë shkaktuar shkatërrime të reja në krahinat jugore të Baluchistan dhe Sindh në Pakistan, duke detyruar banorët e qyteteve të braktisin gjithçka. Në Baluchistan qindra fshatra janë fshirë nga furia e ujit dhe disa qytete janë evakuuar. Grupet e të pastrehëve u përleshën me policinë në Sukkur dhe kjo pasi një prej tyre vdiq nga uria.
Zona jugore e vendit u vizitua ditën e diel nga ana e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Ban Ki-Mun, i cili pranoi se kurrë nuk kishte qenë dëshmitar në jetën tragjediane të këtij vendi, duke i bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të dërgojnë sa më shumë ndihmë të jetë e mundur.
Ndërkohë, Mbrojtja Civile njoftoi se qyteti i Dera Allahyar, Rojhan Jamali, Sohbatpur, Manjhi Shors, Baba Kot dhe Chhatar janë evakuuar.
E njëjta gjë ndodhi në Sindh, ku qyteti i Jacobabad ka vuajtur rrënimin më të keq të gjithë historisë së saj dhe ekipet e shpëtimit kanë lëvizur me mijëra njerëz në Sukkur, që konsiderohet si qyteti i tretë më i madh në krahinë.
r.b/NOA